Ylli kuqezi, Armando Broja, prej kohësh është një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve. Ekipet që kërkojnë shërbimet e tij shtohet çdo ditë e më shumë, kjo për disa arsye, duke nisur nga mosha e tij, potenciali, kostot jo të larta e shumë detaje të tjera. Sipas Sky Uk, Newcastle ka shtuar shumë presionin për “bomberin” e Chelsea.

1
1

“Qymyrxhinjtë” e dëshiron sulmuesi në formë huazimi, për momentin kjo është e vetmja formulë që mund të largojë Brojën nga Londra pasi blutë nuk dëshirojnë të privohen nga Broja në mënyrë definitive, kanë shumë besim tek ai. Në çdo rast, çdo vendim do të merret vetëm pas përfundimit të fazës përgatitore, për këtë pjesë trajneri Tuchel është i prerë.

Broja
Broja

Në Angli, Broja kërkohet edhe nga klube si West Ham, Everton dhe Nottinagam. Në Serie A është gjithashtu një emër i preferuar ku ekipe si Napoli e Atalanta janë të gatshëm të investojnë. Jo vetëm Angli e Itali, së fundmi emri i tij u lidh dhe me një transferim të mundshëm tek Ajax.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb