GREQI

Metroja e Athinës në Greqi, një nga investimet më të mëdha në Ballkan është zgjeruar me tre stacione të reja.

Investimi është pjesë e një hapësirë hekurudhore prej 7.5 kilometrash, me 6 ndalesa nga lagjia Haidari deri në portin e Pireut që përfundon më 2022.

Por sot Mitsotakis së bashku me ministrin e infrastrukturës, Karamanlis inaguruan stacionet e Agia Vravara, Nikaia dhe sheshit Korydallos Eleftheria.

Parashikohet që ky investim t’u shërbejë 60 mijë qytetarëve brenda një dite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb