Erion Alibej, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ishte përfshirë në disa ngjarje kriminale, dyshohet se është porositës i vrasjes së Bujar Çelës.

Ky i fundit u ekzekutua mëngjesin e djeshëm teksa konsumonte një kafe në një lokal në Elbasan. Gazetari Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ Alibej, i cili kishte dhe dy emra të tjerë, Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej, dyshohet se ka organizuar vrasjen e 62-vjeçarit, vëllai i Talo Çelës. Ndër të tjera ‘BalkanWeb’ mëson se motiv i vrasjeve dyshohet konkurrenca mes grupeve kriminale që trafikojnë droga të forta jashtë shtetit.

Alibej, i arrestuari si porositës i dy vrasjeve në Elbasan, të Emiljano Ramazanit e Regis Runajt, ka një të shkuar kriminale. Ai dyshohet se kishte lidhje me trafikantë ndërkombëtar droge dhe cilësohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb