Pista për vdekjen e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona është zgjeruar, dhe tashmë pjesë e hetimeve janë bërë dhe një psikolog me dy infermiere.

Maradona vdiq në fund të nëntorit nga një atak kardiak, ndërkohë që disa javë më parë kishte kryer operacion në tru.

Më pas lindën dyshimet se mund të kishte vdekur nga pakujdesia apo edhe të ishte vrarë në qëllim, teksa disa përgjime të stafit mjekësor personal shkaktuan debat.

Tashmë nën hetim janë dhe psikologu bashkë me dy infermiere që mund të kenë neglizhuar apo bërë gabime gjatë trajtimit të Maradonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb