TIRANE– Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade në një letër publike drejtuar kreut të Grupit Parlamentar të të majtëve, Gramoz Ruçit i ka kërkuar që në mbledhjen e asamblesë të bëhet një shtesë.

Sakaq, kjo letër është firmosur dhe nga ligjvënësja Mimoza Hafizi, duke shtuar kështu dhe rrethin e deputetit kontraver Ben Blushi për mbajtjen e zgjehdjeve për kreun e ri të PS-së.

Në letrën e Dades përcaktohet se në Kongres, që pritet të mbahet më 19 mars të këtij viti që të përcaktohet data e zgjedhjeve për kreun e ri të PS-së. Ndër të tjera Dade ka kërkuar që të paraqitet platforma për kandidatin e Partisë Socialiste.

Po ashtu, në letër Dade ka kërkuar që para asamblesë të njihen me ndryshimet në statut. “Zgjedhjet, sipas parimit ‘një anëtar një votë’”, citohet në letër.

LETRA
I nderuar kryetar
Në vendimin nr.5, datë 18/07/2015 të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, pika 2, është përcaktuar krijimi i Grupit të Punës për ndryshime e përmirësime në Statutin e PS, i cili harton projektin përkatës pas një procesi të gjerë diskutimesh. Në po këtë pikë është përcaktuar se diskutimi i projektit me ndryshime dhe miratimi paraprak të zhvillohen në Asamblenë Kombëtare para Kongresit Zgjedhor dhe projekti të miratohet në Kongresin Zgjedhor.
Ju drejtojmë kërkesën që në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, e cila do të zhvillohet para Kongresit Zgjedhor të partisë sipas vendimit të sipërcituar, të miratohen dhe shtesat vijuese në rendin e ditës së këtij Kongresi, të përcaktuar me vendimin nr.7, datë 18/07/2015 të Asamblesë Kombëtare:
1-Përcaktimi i datës së zhvillimit të votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi për zgjedhjen e kryetarit të PS-së sipas parimit në anëtar, një votë.
2- Paraqitja e platformës nga kandidatët për kryetar të PS-së.
Ju kërkojmë gjithashtu që të jemi të njohur disa ditë para mbledhjes së kësaj Asambleje Kombëtare, me projektin e propozuar nga Grupi i Punës për ndryshime, me qëllim maksimizimin e kontributeve që dëshirojmë të japim për demokratizimin e jetës së brendshme dhe të funksionimit të PS-së.
Arta Dade
Mimoza Hafizi
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: