Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe sot Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se Kombëtarja do të luajë ndeshjen miqësore me Kosovën.

Pak ditë më parë u raportua se kjo sfidë nuk do të mund të zhvillohej pasi Federata Zvicerane nuk kishte dhënë lejen për organizimin e saj me pretekstin se kishte rrezik për sigurinë.

FSHF në sajtin e saj zyrtar konfirmon se takimi miqësor do të luhet më 29 maj në Zyrih, në orën 20:00. Stadiumi i përzgjedhur është ai i Grasshopper, “Letzigrund”, me një kapacitet prej 26 mijë tifozësh.

Ndërkohë, më 3 qershor kuqezinjtë do të luajnë një tjetër miqësore, kësaj radhe kundër Ukrainës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb