FRANCË- Sulmuesi i kampionëve të Francës, Angel Di Maria, iu ka dhënë fund zërave, të cilët e lidhnin me një largim të mundshëm nga skuadra e Paris Saint-Germain. Argjentinasi sot ka firmosur një kontratë  deri në 2021 me ekipin e drejtuar  nga Tomas Tuchel.

Lajmi për nënshkrimin e kontratës, është cilësuar si një veprim i pabesueshëm, por në fund janë faktet ato që kanë bindur një numër të madh analistësh, të cilët besonin se rruga e tij në Francë ishte ngushtuar ndjeshëm.

Dimaria 1541007345 3719791
Dimaria 1541007345 3719791

Më pas ka qenë vetë klubi, që përmes postimeve në rrjetet sociale ka njoftuar se argjentinasi do të vijojë karrierën të paktën edhe për dy vite tek skuadra e PSG-së.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb