Është zgjedhur kreu i ri i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

Ky post i është besuar Çelo Hoxhës, i cili zëvendëson Agron Tufën. Ky i fundit kërkoi azil në Zvicër, pas kërcënimeve të shumta për jetë që iu adresuan për shkak të detyrës.

Ish-drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër, për shkak se siç shprehet, ndihet i kërcënuar vetë dhe familja e tij.

Tufa shprehej se kërcënimet nuk janë marrë për bazë nga institucionet shqiptare. Ai thekson se në këto kushte, kur në Shqipëri janë në pushtet trashëgimtarët e ish-komunistëve e familja e tij gjendet nën kërcënim, nuk mund të vazhdonte më.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb