Shkencëtarët kanë zbuluar se origjina e majmunëve xhamajkan (Xenothrix) është e lidhur me majmunët titi (Callicebinae) të cilët jetojnë në Amerikën e Jugut.

Majmuni i Xhamajkas është një specie që ka mbetur enigmë për shumë shkencëtarë.

Megjithatë, hulumtimet e kohëve të fundit të publikuar në “Science Daily” zbulojnë një pjesë të rëndësishme të enigmës.

Shkencëtarët në Fondacionin Ndërkombëtar për Mjedisin dhe ekspertë nga muzetë në Nju Jork dhe Londër besojnë se majmunët xhamajkanë, që kanë ngordhur qindra vjet më parë, supozohet se kanë ardhur 11 milionë vjet më parë.

Studimet kanë treguar se këto kafshë ishin të ndryshme nga çdo lloj tjetër i majmunëve dhe se gjenetikisht janë më të afërm me majmunët në Amerikën e Jugut, transmeton atsh.

“Historia e re e evolucionit lë të kuptohet se Xenothrixa tregon se evolucioni mund të marrë rrugë të papritura kur kafshët u ekspozohen mjediseve të reja”, thanë këta shkencëtarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb