Aleanca e Grave Këshilltare në Bashkinë e Tiranës zgjodhi kryesinë e re e cila ka si objektiv forcimin e politikave në dobi të grave në nevojë.

Në takimin e parë, me votë unanime, Kryesia zgjodhi Maura Linadin si Kryetaren e Aleancës së Grave Këshilltare Tiranë. Teksa ka uruar kryesinë e re, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës Romina Kuko shpreh besimin se Aleanca do të arrijë që idetë t’i materializojë në nisma konkrete.

“Urimet më të mira për Kryesinë e re të Aleancës së Grave Këshilltare të Tiranës. Kryesia e re përbëhet nga Znj. Albina Nanaj, Znj. Bora Panajoti, Znj. Maura Linadi, Znj. Sara Shameti dhe Znj. Xheni Hatillari,. Në takimin e parë, me votë unanime, Kryesia zgjodhi Znj. Linadi si Kryetaren e Aleancës së Grave Këshilltare Tiranë. Punë të mbarë dhe mezi pres të shoh idetë tuaja të mrekullueshme të materializuara në nisma konkrete”, thekson Romina Kuko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb