INDONEZI-Fatma Ben Guefrache, një informaticiene tuniziane e moshës 25 vjeçare, u vlerësua në Xhakarta të Indonezisë si Miss Bota për myslimanet.
Ky konkurs është një lloj reagimi për konkurset e bukurisë “perëndimore”. Fatma e emocionuar për çmimin dhe mes lotësh, tha se ia dedikon fitoren Allahut, duke u lutur për paqe në Palestinë dhe Siri.
Konkurrentet në garë përveçse për bukurinë vlerësoheshin edhe për aftësitë e tyre për të recituar pjesë nga Kurani.
(d.b/BalkanWeb)