Nëse Lacio po bën një sezon të shkëlqyer në kampionatin italian, duke hyrë bindshëm edhe në garën për titullin kampion, një meritë për këtë ka edhe Tomas Strakosha. I kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës laciale, portieri kuqezi është zgjedhur si më i miri mes kolegëve të tij për javën e fundit të kampionatit italian.

Strakosha
Strakosha

Në fakt, janë tifozët që kanë votuar në rrjetet sociale të Serie A, duke i dhuruar një tjetër vlerësim Strakoshës. Ky I fundit ishte vendimtar me pritjet e tij, në fitoren dramatike të Lacios në transfertën kundër Kaljarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb