Është mbajtur sot në Prishtinë Asambleja e Jashtëzakonshme e Federatës së Futbollit në Kosovë ku është zgjedhur presidenti i ri, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur të Fadil Vokrrit më 9 qershor.

Të gjithë delegatët, 58 që ka FFK-ja, kanë votuar në mënyrë unanime për zgjedhjen e Agim Ademit si presidenti të ri të kësaj federate.

Ademi më parë mbante postin e zv/presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërkohë që kujtojmë se ishte kandidati i vetëm për këtë post.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb