Tani nuk ka më dyshime. Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024, do të zhvillohet në Varshavë.

Kreu i Federatës Polake të Futbollit, Çezari Kulesza, konfirmoi se ndeshja Poloni-Shqipëri do të zhvillohet në Varshavë, në stadiumin “PGE Narodoey”.

”Ne donim shumë të luanim në shtëpinë e kombëtares polake, pra në “PGE Narodoey”. Ky stadium është me fat për ne, është vendi ku kemi kaluar në Kampionatin Europian të 2016ës dhe 2020-ës, si dhe në Kampionatin Botëror 2018. Në Varshavë donim të luftonim edhe për “EURO 2024”. Punëtori i stadiumit na siguroi se ky objekt do të ishte plotësisht i sigurt dhe gati për t’u përdorur për ndeshjen kundër Shqipërisë në mars”, tha kreu i federatës polake.

Në këtë stadium u zhvillua edhe ndeshja e fundit mes Polonisë dhe Shqipërisë, ajo e 2 shtatorit 2021, kur ekipi i Levandovskit fitonte 4-1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: