Partia ‘Zgjidhja’ ka reaguar përmes një deklarate për mediat, mbi dhunën e ushtruar ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi. Në deklaratën shpërndarë mediave, ‘Zgjidhja’ e konsideron dhunë te turpshme e shtazarake

“Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dallapi, u bë sonte pre e dhunës shtazarake dhe të turpshme nga elementë të papërgjegjshëm të veshur me uniformën e forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Sait Dollapi nuk ishte një protestues i dhunshëm në asnjë nga protestat e opozitës, as sonte kur u dhunua dhe u shoqërua nga policia. Ishte në krye të detyrës së drejtimit të protestës së radhës dhe në momentet kur tentuan ta arrestojnë vetëm kishte vënë maskën kundragaz. Ai u dëmtua rëndë në njërën këmbë gjatë rrëzimit pasi tentoi t’i ikte policisë, e cila në mënyrë të turpshme godiste një 61-vjeçar të pambrojtur.

‘Zgjidhja’ e dënon këtë akt të shëmtuar dhe të turpshëm ndaj një funksionari politik të opozitës, një administratori të shkëlqyer dhe një njeriu të mrekullueshëm. Ajo kërkon lirimin e mënjëhershëm të tij dhe vënien përpara përgjegjësisë të efektivëve që dhunuan z.Dollapi.

Shpresojmë dhe lutemi që Kryeministri dhe Ministri i brendshëm të paguajnë sa më parë për këtë krim shtazarak dhe të turpshëm!”- thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb