Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar këtë pasdite në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, tha se nuk e sheh zgjidhjen e situatës politike me partitë politike shqiptare.

Ai tha se çdo nismë që shkon në Parlament, gjen një mur të lartë tek partia “e kryeministrit”, siç e quan ai.

“Zgjidhja është sipas meje, e tillë që nuk vjen dot më nga partitë politike shqiptare, nëse duhet ta kërkoj diku, nuk kam ku e kërkoj, dhe flas në pozitat e një qytetari normal. Që dua të shoh që vendi të ketë zgjedhje normale, që të garantojë rrotacionin e elitave. Çdo nisëm që shkon sot në Parlament, gjen një mur të lartë tek partia e kryeministrit. Sepse ai është në komoditet, nuk është tolerant për të toleruar një lojë tjetër që do të forcojë demokracinë, me ndryshimet e 2008 i ka garantuar vetes jetë të gjatë”, tha Topi.

I pyetur se cila është zgjidhja që ai mendon se mund të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në PD, Topi u shpreh: Kur pata dhënë një propozim për zgjidhje, pata parë një tendencë të qartë që përfaqësuesit e lartë të PD tentonin të privatizonin Siglën, emrin e të merrni çelsat, deri këtu degjeneroi. Askush nuk mund ta rrëzojë historinë e PD, kush mendon t’i minimizojë bën gabimin më të madh. Pata propozuar që shkoni në një sigël tjetër, arshivoni këtë sigël. Të jeni të sigurtë që njerëzit do vinë të afrohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: