Drejtuesit e AC Milan, Paolo Maldini dhe Frederic Massara po mendojnë për një zgjidhje alternative për rinovimin e Rafael Leaos, duke pasur parasysh vështirësinë në arritjen e marrëveshjes me sulmuesin portugez për shkak të marrëdhënies së tij në pritje me Sporting CP.

Ideja, raporton ‘Sky’, do të ishte që t’i ofrohet lojtarit një rinovim afatshkurtër deri në vitin 2025, në mënyrë që të shtyhet disi ky problem, duke fituar kohë për të zgjidhur disa pengesa të rëndësishme. Në këtë mënyrë, vlerësimi i çmimit të tij do të shmangej shumë gjatë verës.

Leao është shumë i rëndësishëm në Milano, për diçka të tillë janë të bindur që të gjithë, duke filluar që nga trajneri Pioli, te drejtuesit dhe duke përfunduar deri te tifozi më i thjeshtë. Shifrat flasin vetë, klasi gjithashtu, kështu që kuqezinjtë janë të qetë.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: