Numri tre i listës së partisë Socialiste të Shkodrës, Benet Beci ka vizituar sot një fabrikë veshjesh në këtë qytet.

Gjatë pranisë së tij në ambientet e kësaj fabrike, kandidati socialist është njohur nga afër me procesin e punës por edhe me vështirësitë që po kalon biznesi fason, që nga pandemia, vështirësitë për gjetjen e punonjësve të kualifikuar apo dhe problemet që vijnë nga ligji i tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë bisedës me drejtuesit e fabrikës, Beci ka shprehur interes dhe ka kërkuar të njihet në detaje me trajtimin financiar të punonjësve dhe lehtësirat qe mund të krijohen me ligj për ta. Ndërsa ka premtuar se çdo problematikë e ngritur do të diskutohet në një takim tjetër më të zgjeruar bashkë me specialistë të sektorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: