BILISHT

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatin demokrat për deputet në qarkun e Korçës Edmond Spaho dhe deklaratat e tij për fermerët. Rama e cilësoi zgjidhje halucinante atë që ka propozuar Spaho, idioteske dhe abuzim.

“Zgjidhja halucinante që propozon prof. Spaho, është idioteskte. ‘Do mbyllim doganat sa të shisni ju prodhimet’, tallje, abuzim. Do heqim traun ne, sa të kaloni ju. Do ulim sigurimet shoqërore, do rrisim pensionet. Vetëm këta mund të thonë do ulim çmimin e qumështit do rrisim të djathit. Kush ta hajë sapunin për djathë le ta hajë. Pasi të kërkojë rritjen e pensionit i thonë merr tramvajin e Tiranës. Ku jemi këtu, në mes të luftës, duke u kacafytur me një forcë kaq agresive sa ç’është një virus, ndërkohë që vende të tjera anoncojnë mbylljen. Ne po dalim nga tuneli dhe rrimë e infektojmë njeri-tjetrin”, tha Rama.

Ai i cilësoi premtimet e opozitës broçkulla dhe show. Sipas Ramës, pakënaqësitë e njerëzve janë legjitime dhe çdo shqiptar që është i mërzitur ka të drejtë që do më shumë.
“Flasim broçkulla, duke firmosur marrëveshje rrugëve, për show, për të marrë njerëzit prej rrugëve. Për të shfrytëzuar pakënaqësitë e tyre që janë dhe legjitime. Çdo shqiptar që është i mërzitur ka të drejtë, ka të drejtë që do më shumë, dhe ne do i japim me shumë. më shumë i jepet vetëm me punë, me këmbëngulje, jo me gjumë”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb