TIRANE- Debati për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri është zhvendosur edhe në faqen e ‘Facebook’-ut të kryeministrit Edi Rama. Pak pasi ky i fundit i bëri thirrje publike për herë të dytë kryetarit të PD-së Lulzim Basha për dialog për zgjedhjen e kryeprokurorit, lumë komentesh nisën në faqen e tij.

Teksa shumë prej qytetarëve e kritikonin, disa sugjeronin edhe procedurën se si duhet të zgjidhej prokurori i ri. Ndërkohë, njëri prej komentuesve i kujton Ramës deklaratën e këtij të fundit se kryeprokurori duhet të ishte A-politik. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Ramës, i cili iu kthye ‘flakë për flakë’ komentuesit, ndërsa i shkruaji se: ‘Lorid beji hyzmetin shkollës vëlla dhe mos u kujto te tjerëve çfarë nuk mban mend vete?’.

Rmaa komente

Sakaq, një tjetër qytetar shkruan se në Shqipëri mund të kryente detyrën vetëm një prokuror i huaj. Por Rama nuk ka rënë dakord me këtë mendim, duke i kthyer përgjigje komentuesit se; ‘gomarin nga balta e nxjerr i zoti jo i huaji thotë populli’.
Rama aaa
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb