Taulant Seferi me anë të një statusi në “facebook” lajmëroi dje se kishte zgjedhur përfundimisht të përfaqësonte Kombëtaren shqiptare.

Më parë mesfushori i Young Boys ka qenë pjesë e Maqedonisë ku ka zhvilluar edhe dy takime me përfaqësuesen e vendit fqinj. Kjo ka sjellë që këta të fundit të mos e pranojnë faktin se Seferi duhet të luajë për ngjyrat kuqezi.

Trajneri i Maqedonisë U-21, Boban Milevski, ka zbuluar se 20-vjeçarit i është dërguar ftesë për grumbullimin e radhës. “Me Taulant Seferin kam folur më 15 shkurt dhe ai më ka vërtetuar se është në dispozicion dhe dëshiron të luajë për Maqedoninë. Unë e kam në planet e mia, prandaj e kam përfshirë në listë, pasi nuk guxojmë të tërhiqemi lehtësisht nga futbollistë të caktuar, duke qenë se nuk kemi shumë alternativa.

Ftesa i është dërguar atij dhe klubit të tij, por ende nuk kemi përgjigje. Kam provuar të vë kontakte edhe me menaxherin e U-21, por s’kemi marrë asnjë përgjigje. Jemi paraqitur edhe te Federata e Zvicrës dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Milevski.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb