ANGLI

Arsenal ka arritur një fitore spektakolare ndaj Newcastle me një rezultat të thellë 4-0. Topçinjtë e mbyllën pjesën e parë në barazim por në të dytën ishin yjet e saj që bombarduan portën e portierit Dubravka.

Aubemeyang dhe Nicola Pepe hapën serinë e golave brenda tre minutave, në të 54′ dhe 57′ duke gjunjëzuar Newcastle. Por nuk do të mjaftohej me kaq. Në minutat shtesë të lojës Ozil  dhe Lacazette katërfishuan përballë një Newcastle pa objektiva.

Arsenal kishte katër ndeshje që nuk fitonte, duke i barazuar të gjitha. Edhe pse e nisi vitin me një fitore bindëse 2-0 ndaj Manchester United, ekipi i Artetas shpërdoroi pikë ndaj Crystal Palace, Sheffiled United dhe Burnley por mori edhe një barazim në Stamford Bridge ndaj Chelsea.

Pavarësisht kësaj fitoreje Arsenal ndodhet larg objektivit të saj sezonal për një vend në Champions League i cili është 10 pikë larg, por vargu i skuadrave që kanë ”Topçinjtë” për të parakaluar është shumë i gjatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb