Ishte thjesht çështje kohë, e zgjatur pak, por e pashmangshme, duke parë rendimentin shumë të dobët këtë sezon. Dinamo dhe Bledi Shkëmbi vendosën ti japin fund bashkëpunimit ndërmjet tyre, me teknikun korçar që largohet pas javës së 19-të, humbja kundër Kastriotit dhe situata ku ndodhen, në vendin e 7-të në kuotën e 19-të pikëve, 3 pikë larg zonës së kuqe, bëri që presidenti Bardhi të ndërhyrje me shpresën për të ndryshuar fatet e këtij sezoni që po shkon drejt dështimit total.

Shkembi
Shkembi

Me anë të një deklarate për mediat, klubi i Dinamos ka bërë zyrtare ndërprerjen e bashkëpunimit me Bledi Shkëmbin.

Drejtimin e ekipit, ashtu siç pritej, e merr Bledar Devolli i emëruar pak kohë me parë si ndihmësi i Shkëmbit. Në krahë të Devollit do të jetë Erion Xhafa, ish lojtar dhe ish kapiten i Dinamos, aktualisht mbante postin e trajnerit tek ekipi U-19. Dyshja Devolli-Xhafa do të debutojnë në mesjavë, në ndeshjen e kthimit në Kupë kundër Partizanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb