Pas debateve mes kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri dhe anëtarit Denar Biba për të tejkaluar rastin e lënies së mandatit nga deputetja Valentina Duka nga PD, pasi dy femrat që i takon mandati i saj nuk kanë kthyer përgjigje, një tjetër deputet i shtohet Parlamentit.

Ervin Salianji është zëvendësuar kështu nga Ligoraq Karamelo që ndodhej në listë nën siglën e PBDNJ.

DEBATI MES BIBES E ZGURIT

Kqz
Kqz

Denar Biba: Ji serioz tani

Klement Zguri: Po e bën gallatë këtë muhabet

Denar Biba: Është e thjeshtë, për zonjën Duka të presim përgjigje nga dy zonjat e tjera ndërsa për zotin Karamelo meqë e ka sjellë formularin të kalojmë tek pika 2 pra të plotësojmë vendet e lëna bosh.

Klement Zguri: Po kalojmë tek pika 2, duhet të ishim tek pika 1

Denar Biba: Nuk do si të ta shpjegoj, po e bëj me gishta

Më herët kur ka vendosur të pranojë mandatin, Karamelo është shprehur se zgjedhjet e 2017-s janë zgjedhjelegjitime, ndërsa theksoi se legjitimitein e zgjedhjeve nuk e përcaktojnë palët politike në Shqipëri, por ndërkombëtarët.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb