Vangjel Zguro do të ndryshojë ambient, pas rënies së Skënderbeut nga Kategoria. Lojtari pogradecar ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka zgjedhur të shkruajë fjalë zemre dhe tejet emocionuese.

“Kështu do ju mbaj mend, të bashkuar. Jeni një ndër grupet më të mira që kam parë.Keqardhje që gjërat erdhën kështu, ju u bëtë pjesë e jetës sime, ju dua pafund vëllezërit e mi. Jam i sigurt që të gjithë pa përjashtim keni një karrierë të gjatë para, kjo duhet t’iu bëjë më të fortë.

Po shkruaj dhe po qaj. Ju dua çuna. Forca Skënderbeu. Faleminderit për çdo gjë. Gjithmonë mirënjohës” – shkruan ai.

29 vjeçari luajti për korçarët 1 vit e gjysmë.

 

Zguro

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb