Juventus është një rival që josh shumë presidentin e Intetr, Steven Zhang. Për herë të fundit në Itali, numri 1 i klubit zikaltër, kishte zbarkuar për finalen e Superkupës, e fituar nga Inter pikërisht përballë Juventus. Zhang ndoqi nga pranë ekipin edhe në ‘Anfeild’, në sfidën kundër Liverpool në Champions, ndërsa në Italia u rikthye vetëm për sfidën kundër “Zonjës së Vjetër” në ‘Stadium’.

Inzaghi Zhang
Inzaghi Zhang

Zhang festoi me ekipin në dhomat e zhveshjes pas fitores kundër Juves, duke vërtetuar edhe një herë se është shumë i lidhur me ekipin ndërsa raporti i tij me trajnerin Simone Inzaghi sa vjen e bëhet më i afërt.

Inter
Inter

Zhang pëlqen shumë lojën e Inzaghi, një futboll ofensiv, për këtë arsye është i gatshëm ti ofrojë një rinovim të kontratës, aktualja skadon në 2023. Një rinovim i kontratës pëlqehet shumë edhe nga Inzaghi por siç i tha edhe vetë trajneri, ku diskutim do të bëhet vetëm në fund të sezonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: