“Icardi do të largohet, nuk ka asnjë dyshim, ose të paktën nuk do të vesh më fanellën zikaltër”, fjalë këto të thëna nga presidenti i Interit Steven Zhang që nuk lejnë vend për dyshime, pyetja që shtrohet është ku do të vazhdoj karrierën sulmuesi argjentinas?

Icardi Marotta Chiama Wanda 1
Icardi Marotta Chiama Wanda 1

Për momentin dy janë klubet e interesuara, Napoli dhe Juventus por së fundmi në skenë ka dalë papritur dhe Roma. Interesat është fakti që Roma ndryshe nga dy ekipet e tjera ka në dorë një dëshirë të Contes, Edin Dzeko.

Edin Dzeko
Edin Dzeko

Në praktikë verdhekuqtë ofrojnë 30 milion euro plus kartonin e sulmuesit boshnjak, në total një ofertë prej 50 milion euro duke ditur që Dzekon e vlerësojnë me 20 milion euro. Për Icardin kanë gati një kontratë prej 5 milion euro në sezon.

Mauro Icardi
Mauro Icardi

Nuk është një sekret që mes Juves, Napolit dhe Romës, Icardi preferon “Zonjën e Vjetër” por në Torino gjërat po ndërlikohen duke parë që Higuain nuk dëshiron të largohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb