Pronari i Inter ka refuzuar një ofertë të majme. E përditshmja italiane “Tuttosport” ka zbuluar një prapaskenë interesante. Presidenti Steven Zhang ka refuzuar një ofertë prej 900 milionë eurosh javët e kaluara për shitjen e klubit.

Edhe në këtë rast, ashtu siç ka ndodhur me BC Partners, oferta duket se ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Refuzimi i Zhang, i cili duket se do të marrë në konsideratë vetëm oferta nga 1 miliard euro dhe lart, konfirmon dëshirën e presidentit për të mos e shitur klubin lirë.

Nga ana sportive Inter është në garë për t’u rikonfirmuar kampion, ndërsa në Champions League thuajse është i eliminuar. Zikaltrit janë në garë edhe në Kupën e Italisë, teksa do të përballen me Milanin në gjysmëfinale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb