Një vendim qeverie i datës 3 tetor, publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare ka rrudhur ndjeshëm qendrën historike të Tiranës dhe zonën e mbrojtur rreth saj. Nga Ministria e Kulturës, “Gazeta Shqiptare” ende nuk mundur të marrë një zë specialisti që të sqarojë se cilat janë arsyet e kësaj VKM-je, e hartuar dhe miratuar pas asaj të një viti më herët. Megjithatë, përtej rreshtave e neneve që janë pakësuar këtë herë, specialistë të besueshëm të trashëgimisë kulturore, të kontaktuar nga “GSH” në kushte anonimati, pasi kanë krahasuar dy zonifikimet, kanë bërë me dije se tkurrja e zonës së mbrojtur është e frikshme.

“Nxjerrin nga mbrojta mjedisin e Muzeut Kombëtar, të gjithë zonën anash dhe mbrapa Pallatit të Kulturës, parqet e gropës së Hajdin Sejdisë, zonën e mbrojtur midis Kacelit, ‘Ushtarit të Panjohur’ dhe Bibliotekës Kombëtare, parqet para Parlamentit deri te ura e Tabakëve. Gjithashtu, e gjitha zona e gjelbër dhe sportive (fusha e Pallatit të Pionierëve) përgjatë Lanës deri te Rruga e Elbasanit, vilat e ish-Bllokut nga Lana deri te Instituti Arteve, zona e Gardës dhe parku mbrapa korpusit qendror të universitetit, zona e gjelbër dhe me vila mbrapa dhe anash ish-‘Sheratonit’, fusha e gjelbër mbas Kryeministrisë dhe brezi me vila nga piramida deri te stadiumi”, thotë një specialist për “Gazeta Shqiptare”.

Shkrimin e plote e lexoni ne Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb