Në një mbrëmje te ngrohte e rrethuar nga miqtë, kolegët dhe te dashurit e zemrës, gazetarja Rezarta Reçi promovoi librin e saj të dytë të titulluar “Zhbërja”. Nuk lejon që sëmundja e vështirë t’i lerë gjurmë trishtimi. Me energjinë që rrezaton Rezi thotë se edhe librin e saj të dytë pas “Kolonë Zanore” e ka shkruajtur në celular netëve të pagjuma, ai i ka sjellë dritë në ditët më të errëta. Mëngjeseve tekstet pjesë-pjesë ia dërgonte me e-mail mikeshës së saj Arjanës, e cila i mblodhi me kujdes , ia redaktoi dhe më pas botoi libër.

“Kam gjetur një mënyrë për te komunikuar me natën time, me veten time edhe pse jo është moment i bukur kur tek lexuesi përcjell dritë. Është një libër dhuratë, titullohet “Zhbërja” që ngjan me zhbërjen e përfunduar që është në bibliotekë. E mora se është dhurata që ma ka bërë mikesha ime Arjana Celo për Vitin e ri. Libri im është i tëri i shkruar ne celular dhe nga celulari ne kompjuter nuk e hidhja dot ja nisja Arjanes me e-mail. Në dhuratën surprize që më bëri ajo e kishte punuar, redaktuar librin. Arjana ishte lexuesja e pare, ishte lexuese e mire, frymëzuese”,-u shpreh gazetarja Reçi gjatë promovimit të librit.

Romani në qendër ka marrëdhëniet njerëzore që bëjnë dhe zhbëjnë, mbështetet mbi tre linja ekzistenciale, ku secili personazh ka ngjarjen dhe identitetin e tij. Gazetarja e njohur Rrezarta Reçi prej disa kohësh po Lufton me tumorin, por shkrimin e ka kthyer në një mënyrë për të luftuar me sëmundjen dhe për t’i thënë jetës po!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: