KAPSHTICA

Pika Kufitare e Kapshticës i është kthyer normalitetit pas 4 ditësh radhë dhe duke u boshatisur nga emigrantët që prisnin me orë të tëra apo dhe me ditë të tëra për të ikur.

Pas marrëveshjes Shqipëri- Greqi disa orë më parë, palët në Kapshticë kanë punuar me sportele maksimale dhe qytetarët që ishin në pritje janë larguar tashmë për në shtetin fqinj.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se për të mos lejuar dyndjen tashmë drejt Kapshticës, është ngritur një Postbllok policie ne qytetin e Bilishtit që këshillon udhëtarët që drejtohen për në Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb