Ka nisur ndeshja mes Zvicrës dhe Uellsit në orën 15:00, e vlefshme për Euro 2020.

Të dyja skuadrat synojnë që të fitojnë këtë sfidë, ndërsa janë shënuar golat e parë.

U deshën minuta të tëra që Zvicra të kalojë në avantazh ndaj Uellsit. Goli për helvetikët u shënua nga ana e Embolos.

https://youtu.be/4oI5s1_6PNo

Në këtë gol, një rol të rëndësishëm ka pasur edhe futbollisti me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri.

Ishte Shaqiri ai që ka gjuajtur një korne, me topin që ka përfunduar në zonën e rreptësisë së uellsianëve, e “alpinët” shënuan golin e shumëpritur.

Nga ana tjetër Uellsi ka barazuar me Moore. Sulmuesi shënoi një gol të bukur me kokë duke shfrytëzuar më së miri harkimin në zonë dhe hapësirën bosh. Ndeshja është në rezultatin 1-1.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: