Policia e Kosovës njofton se një femër ka raportuar në Polici se dy vajzat e saj të mitura kanë dalë nga shtëpia më datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri.

“Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri”, thuhet në raport.

Ndërkohë, policia kosovare njofton se rasti është nën hetime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb