Katër fëmijë të së njëjtës familje janë shpallur të zhdukur në Britaninë e Madhe.

Policia, ka bërë thirrje për gjetjen e tyre dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e familjarëve. Fëmijët e humbur janë, Tyler, Zeah, Marley e Zinayah Jackman, të moshave, 11, 7, 6 dhe 2 vjeç.

Policia beson se fëmijët janë me babanë e tyre, Zion Jackman, dhe me gjyshen, Una Dolan.

“Është absolutisht jetike që ta sigurojmë mirëqenien e këtyre fëmijëve të vegjël. Nëse i keni para ata që nga zhdukja ose nëse e dini vendndodhjen e tyre të tanishme, është urgjente që të paraqiteni dhe t’i tregoni ekipit tim hetues”, tha një hetues policie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb