Në “Velodrome”, Marseille trondit PSG duke nxjerr sheikët nga Kupa e Francës. Marsejezët dhuruan spektakël duke likuiduar Messin me shokë me lojë dhe rezultat, një domin thuajse total.
Ekipi i Tudor kaloi në avantazh në minutën e 31-të pasi Sergio Ramos shkaktoi një 11-metërsh. Alexis Sanchez ishte perfekt në ekzekutim.
Në limitet e pjesës së parë, Ramos bën “autokritikë” dhe me kokë, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, barazoi shifrat në 1-1.
PSG qëndroi në lojë falë Donnarumma-s, por në minutën e 57-të edhe portieri italian u dorëzua ku predha e Malinovski-t përfundoi në rrjetë.

“Shumë të fortë”, shkruan L’Equipe në faqen e parë duke iu referuar dominimit të Marseille.
(BalkanWeb)