Për herë të parë pas 21 vitesh, asnjë prej dy yjeve të futbollit botëror, Leo Messi dhe C.Ronaldo, nuk janë pjesë e listës së lojtarëve të nominuar për “Topin e Artë”. France Football bëri publike listën me 30 kandidatët për trofeun më prestigjioz në rang individual. Ashtu siç pritej, pjesa më e madhe e lojtarëve janë pjesë e Real Madrid, fitues të Champions dhe La Liga-s, por dhe shumë lojtarë të Spanjës si fitues të “Euro2024”.

457747907 1135555241705299 2892862694869917360 N
457747907 1135555241705299 2892862694869917360 N

Sipas mediave favoritët kryesor për të fituar këtë edicion “Topin e Artë” janë Rodri i Man.City, Jude Bellingham dhe Vinicius Jr të Real Madrid, ky pritet të jetë podiumi final. Mes favoritëve shihet edhe Lautaro Martinez, kampion i Serie A dhe fitues i Kupës së Amerikës. Në këtë listë nuk munguan as yje si Mbappe, Haaland, Yamal, Palmer e shumë të tjerë.

Xhaka
Xhaka

Për herë të parë në karrierë, mes kandidatëve për “Topin e Artë” është edhe Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusen, një nga protagonistët absolut të sezonit të fundit me ekipin e “aspirinave”.

Në lidhje me trofeun “Kopa”, për lojtarin më të mirë nën 21-vjeç, Lamine Yamal shihet favoriti kryesor, me talentin e Barcelonës që fitoi të njëjtin çmim edhe në “Euro2024”.

Për trofeun “Yashin”, portieri më i mirë i vitit, mes favoritëve janë Andre Lunin i Real Madrid, Mike Maignan i Milan, Yann Sommer i Inter etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb