Policia e Tiranës ka bërë me dije se disa persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë uniformat blu kanë bërë publik denoncimin e zhdukjes së një 18-vjeçarje.

Ka qenë nëna e 18-vjeçares e cila ka kallëzuar në polici se vajza i është larguar nga banesa dhe nuk i është kthyer më.

“Më datë 23.04.2022, shtetasja M. L., 48 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja M. L., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas, në rrugën “Mati Logoreci”, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, D. B., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi;

– A. S., 66 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, në gjendje të dehur;

– R. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin P. K., 37 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin G. N., 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb