MIRDITE- Një person rezulton i zhdukur  që prej ditës së djeshme në Mirditë. Ka qënë vëllai i të zhdukurit, i cili ka bërë denoncimin në polici se vëllai i tij K.M, 47 vjec, banues në fshatin Arrëz është larguar nga banesa dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Komisariati i Policisë Mirditë:

Më datë 21. 09. 2018, shtetasi T. M., vjeç 42, banues në Arrëz, kallëzon se i është larguar nga banesa vëllai shtetasi K. M., vjeç 47. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: