Inter kalon pa shumë vështirësi Leecen me rezultatin e pastër 2-0, një sukses që i jep frymëmarrje në Serie A. Zikaltërit përfitojnë nga blofi i Milan, ruajnë vendin e dytë duke mbajtur larg dy ekipet e kryeqytetit, Romën dhe Lazio-n.

Simone Inzaghi harron sërish në stol Kristjan Allsanin, asnjë minutë për talentin kuqezi, me trajnerin e Inter që nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë, duke lënë në stol edhe Brozovic.

Në “San Siro”, në minutën e 29-të ishte Mkhitaryan ai që kaloi Inter në avantazh me një goditje shumë të bukur brenda në zonë. Në fraksionin e dytë, me një aksion thuajse identik, Lautaro Martinez dyfishojë shifrat duke hipotekuar këtë sukses që ngushton diferencën në 15 pikë me Napolin kryesues, një hendek që nuk e lejon Inzaghi-n të flas për titull:

“Në punojmë gjithnjë për të, për të bërë mirë në kampionat. Duhet të përmirësohemi gjithnjë, e kaluara në futboll nuk ka rëndësi, duhet të shohim përpara”, theksoi Inzaghi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb