ARGJENTINE

Ndërkohë që të gjithë kërkojnë gjurmë të fubollistit të zhdukur dy ditë më parë, Emiliano Sala ish- e dashura e tij Berenice Schkair hedh akuza të forta në lidhje me aksidentin.

“E pabesueshme që ndërprenë kërkimet pikrisht në momonetin që u gjendën të dhënat e para. Hetoni mbi mafien e futbollit sepse nuk besoj se është një aksident”- shkruan në Twitter Berenice Schkair.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk mund ta heq mendjen nga ty, Emi. Jeta ndryshon brenda pak sekondash, jemi thjesht pluhur në Univers. Pse i ndodhin gjëra të tilla një mashkulli kështu si ty, plot projekte dhe me një të ardhme të ndritur. Ju lutem mos ndaloni, hetoni më shumë rreth kësaj çështje. Nuk besoj se i kanë ndërprerë hetimet për shkak të kohës së keqe.

Kujtojmë që avioni me të cilin fluturonte sulmuesi argjentinas me origjinë italiane i Cardiff City u zhduk nga radari ndërsa po udhëtonte nga Nantes drejt kryeqytetit të Uellsit dy ditë më parë. Në bordin e Piper Malibu dyshohet se ishte vetëm sulmuesi 28-vjeçar dhe piloti.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb