Nedim Bajrami ishte imazhi kryesor i Empolit, lojtari që udhëhoqi ekipin drejtë ngjitjes në Serie A. Statusi i tij ka ndryshuar shumë, në dy ndeshjet e fundit kundër Sassuolo dhe Genoa nuk u preferuar për asnjë minutë ndërsa si titullar nuk aktivizohet për më shumë se një muaj e gjysmë, ndeshja e fundit që ka zbritur si titullar është 26 shtatori kundër Bologna. Kjo situatë ka krisur jo pak palët, ndërsa shumë klube në Serie A, kanë nisur të studiojnë terrenin për të paraqitur një ofertë konkrete për fantazistin shqiptar.

Bajrami
Bajrami

Sipas TuttomercatoWeb, presidenti Corsi, verën e shkuar theksoi se nuk ulet në tavolinë me asnjë skuadër e cila nuk ofron minimalisht 12 milionë euro, madje për të Bajrami vlen 15 milionë euro. Kjo shifër bëri që klube si Napoli dhe Fiorentina, asokohe të interesuara, të tërhiqeshin nga ideja për të transferuar Bajramin.

Bajramiiiii
Bajramiiiii

Sigurisht që këto paraqitje të fundit ndikojnë jo pak në vlerën e tij të kartonit, një situatë aspak e përshtatshme, pasi Bajrami është një nga talentet që mund të sjell milionë në arkat e Empolit. Në fakt, Bajrami erdhi si shpëtim edhe në radhët e Shqipërisë, me FSHF-ën që e dërgoi çështjen deri në CAS, por së fundmi as në sytë e Edy Reja, Bajrami nuk shihet si titullar, të paktën deri më tani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: