Zhduket Elseid Hysaj! Më saktësisht, mbrojtësi ka munguar sot në stërvitjen e skuadrës së Lacios dhe nuk ka qenë i vetmi, duke bërë që të ngrihet alarm në mediat italiane ku qartësisht janë hedhur dyshimet për ndonjë infektim të mundshëm me COVID.

Raportohet se në seancën e sotme të stërvitjes, Hysaj ka munguar ashtu si Andre Anderson, Bashiç dhe Pepe Reina. Klubi nuk ka dalë me asnjë komunikatë rreth situatës së tyre dhe deri tani nuk ka dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Kjo ka bërë që në Itali të mendohet për një tjetër valë infektimesh në klubin e Lacios, ku në të kaluarën situatat e lojtarëve me COVID kanë krijuar jo pak probleme. Shembulli konkret është Strakosha, i cili në një pjesë të testeve rezultonte pozitiv e në një pjesë negativ, duke bërë që lojtari të humbte një muaj larg fushave të lojës e si pasojë edhe vendin e tij në formacionin titullar./Panorama Sport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb