Dy fitoret radhazi me përfaqësuesen patën një efekt pozitiv edhe mbi legjionarët kuqezi, të paktën për pjesën më të madhe të tyre që aktivizohen në Serie A. Nedim Bajrami, zbulimi më i madh i Edy Reja, vijon të jetë lideri absolut i Empolit.

Në humbjen e pësuar në shtëpi përballë Venezia, fantazisti i Kombëtares ishte e vetmja gjë pozitive. Në minutën e 89-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke ngushtuar shifrat në 2-1.

Titullarë për Empolin zbriti dhe Ismajli por kartoni i shpejtë i verdhë e kushtëzoi shumë në lojën e tij duke u zëvendësuar me fillimin e pjesës së dytë. Ajo që bërë më shumë përshtypje në këtë javë të tretë të Serie A ishte lënia jashtë e Marash Kumbullën, me Mourinhon që nuk e grumbulloi për sfidën ndaj Sassuolo.

Si gjithnjë titullarë dhe lider për Atalanta ishte dhe Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi arriti të gjente dhe rrugën e rrjetës por për fat të keq sistemi VAR anulojë gjithçka për pozicion jashtë loje.

Titullarë dhe 90 minuta në fushë ishte dhe Hysaj për Lazio në sfidën kundër Milan ndërsa Strakosha vijon të qëndrojë në stol. Nuk arriti të debutojë me Spezia Rey Manaj me sulmuesin që nuk u preferua asnjë minutë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb