FRANCE– Zhdukja e një vajze 9-vjeçare në një fshat të Francës ka alarmuar autoritetet franceze. Ngjarja në fjalë është regjistruar ditën e shtunë në fshatin Isere. Mësohet se vogëlushja, e cila ishte bashkë me prindërit e saj në një dasmë, është zhdukur në rrethana ende misterioze pa lënë gjurmë gjatë natës së të shtunës.

‘Tgcom’ shkruan se 9-vjeçarja ishte në dasmë bashkë me prindërit, pasi martohej kushëriri i nënës së saj. Gjatë marrjes në pyetje dëshmitarët pohuan se vajza ishte parë për herë të fundit në parkingun e godinës ku mbahej ceremonia martesore, rreth orës 03:00.

z_1504072332-313941

Ndonëse të gjithë 180 dasmorët u morën në pyetje, fati i vogëlushes ende nuk dihet. Sakaq, vijojnë kërkimet në të gjithë vendin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: