KURBIN- Kreu i komunës së Milotit, Behar Haxhia është vënë në ndjekje penale pasi akuzohet se ka vjedhur një mjet të institucionit. Sipas burimeve zyrtare nga Komisariati i Policisë Kurbin, ka nisur procedimi penal edhe për ish-shoferin e komunës A.L., pasi të dy akuzohen për vjedhjen e një mjeti, gërmues të komunës.

Por pas akuzave të policisë ka reaguar kreu i Komunës së Milotit Behar Haxhia, i cili ka deklaruar se ka qenë ai vetë që ka denoncuar humbjen e fadromës. Haxhia ka thënë se akuzat ndaj tij janë politike, pasi lakohet si një nga kandidatët e mundshëm për Bashkinë e Kurbinit.

“Akuzat ndaj meje janë politike. Duan të më dëmtojnë pasi emri im lakohet si kandidat për Bashkinë e Kurbinit. Isha unë denoncova humbjen e fadromës dhe tani më mua më akuzojnë për mosveprim”, ka thënë Haxhia për News24.

Mjeti gërmues, shtytës bjellorus, tip “Fiat”, që për 3 vite ka qëndruar në servilin e ish-kreut të komunës Milot, dyshohet se është shitur për skrap. Ndërkohë për të njëjtën akuzë, policia ka shpallur në kërkim edhe ish-kryetarin e komunës Vlash Gega.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: