Çiftet në provincën Sichuan të Kinës do të lejohen të kenë aq fëmijë sa të duan, pasi vendi është duke u përballur me rënien e popullsisë.

Vitin e kaluar, popullsia në Kinë ra për herë të parë në 60 vjet. Për dekada, vendi kishte një politikë për një fëmijë.

Nga ky ligj nuk do të përfitojnë vetëm çiftet por edhe individët e pamartuar, kjo pasi ishte e ndaluar për gratë beqare.

Në vitin 2016, Kina hoqi politikën e saj të diskutueshme për një fëmijë, e cila u prezantua në vitin 1979. Familjet që thyenin rregullat u gjobitën dhe në disa raste humbën edhe vendet e punës. Në një kulturë që historikisht favorizon djemtë mbi vajzat, politika çoi gjithashtu në aborte të detyruara.

Ndryshimet që filluan në vitin 2016 nuk arritën të ndalonin rënien e natalitetit. Vdekjet tejkaluan lindjet për herë të parë vitin e kaluar në Kinë.

Tani, nuk do të ketë asnjë kufizim në numrin e fëmijëve që njerëzit mund të kenë në Sichuan, një provincë prej 80 milionë banorësh në jugperëndim të vendit.

Ky ligj mendohet se vjen pasi Kina ende po lufton me vdekjet e lidhura me Covid në të gjithë vendin.

Vendet fqinje, përfshirë Japoninë, po përballen gjithashtu me rënie të lindjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb