Të pezullohet VAR-i dhe të rritet numri i zëvendësimeve në pesë të tilla! Propozimi në Angli që do t’i lejonte Premier Leagues të fillonte në qershor dhe të mbyllej në korrik, zbulohet nga “Daily Express”, sipas së cilës dy risitë e kanë burimin nga mbrojtja për shëndetin. Përtej La Manshit, rindërton lajmin “Gazzetta Dello Sport”, VAR-i është strukturuar në një fushë neutrale pranë aeroportit të Hithrout në Londër në një ndërtesë të “Stockley Park”, ku mblidhen zyrtarët e moviolës, që kanë për detyrë të ndjekin ndeshjet dhe t’u japin udhëzimet gjyqtarëve.

Sipas tabloidit, kjo procedurë rrezikon së tepërmi shëndetin e personave të përfshirë në sistemin VAR. Propozimi për ta rritur në pesë numrin e zëvendësimeve vjen për shkak të maratonës së 92 ndeshjeve në 40 ditët e nevojshme për të mbyllur veprimtarinë. Nesër zhvillohet mbledhja e klubeve të Premier League për të vlerësuar propozimet, teksa pritet të flitet dhe për shkurtimin e pagës së lojtarëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb