ATHINA

Zhvillimet në rastin triller të zhdukjes së 19-vjeçares Artemis Vasili, gjurmët e të cilës u zhdukën nga zona e Koropit, në mesditën e së premtes, nuk duken aq premtuese.

Sipas Life Line dhe konkretisht shërbimit Silver Alert, ka katër dëshmi që pretendojnë se ata e panë vajzën e re duke ecur në rrugët kryesore të Athinës në një gjendje të keqe psikologjike, shkruajnë mediat greke.

Konkretisht të shtunën në mëngjes, dëshmitë raportojnë se një grua e pa vajzën 19-vjeçare në një gjendje shoku dhe duke qarë vetëm në rrugë. Gruaja iu afrua vajzës së re dhe u përpoq ta ndihmonte, ndërsa Artemisi u largua.

Një tjetër dëshmitar deklaron se të hënën në mëngjes, duke zbritur në stacionin e autobusit “Universiteti”, ai pa 19-vjeçaren e trembur dhe me nxitim.

Gjithashtu një informacion tjetër që vjen nga njerëz të EKAB është se ata u thirrën për të marrë një vajzë 20-vjeçare në zonën e Monastiraki, të cilës i kishte rënë të fikët në rrugë. Më pas u njoftuan autoritetet, por vajza deklaroi se ishte mirë dhe nuk i ndoqi ata. Të gjitha këto dëshmi i kaluan Departamentit të Sigurisë Koropi, i cili po heton çështjen dhe po bëhen hetime.

Familja dëshiron gjetjen e vajzës

Life Line dhe specifikisht shërbimi Silver Alert përmes Protothema.gr i bën thirrje gruas që të shtunën në mëngjes pa Artemisën në gjendje të keqe psikologjike dhe bisedoi me të për ta ndihmuar, të kontaktojë shërbimin, sepse dëshmia e saj mund të ndihmojë në gjetjen e vajzës. Familja apelon për këdo që di diçka të kontaktojë policinë në 1065 dhe t’i kërkojë vajzës së tyre të kthehet përsëri tek ata.

Familja ka frikë se fati i fëmijës së tyre mund të jetë i keq, pasi është dita e pestë që vajza e re është larg shtëpisë, pa dhënë shenja jete. Prindërit po kërkojnë përgjigje në lidhje me zhdukjen e vajzës së tyre në telefonin e saj celular dhe llogaritë e mediave sociale, ndërsa ditën e zhdukjes së saj, Artemis u regjistrua nga një kamera sigurie duke ecur në mesditë në një rrugë në Koropi.

Njohja me një djalë dhe mos-aprovimi i të atit

Thuhet se ajo kishte njohur një djalë 25 vjeç në rrjetet sociale, por babai i saj nuk kishte qenë dakord me këtë lidhje. Ndarja e mundshme me djaloshin që pëlqente mund të ketë sjellë përshtjellimin e së resë, që njihet edhe si natyrë e mbyllur.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb