Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli për investimet në sport dhe për deklaratën e tij të fundit ku edhe u shpreh se futbolli duhet të ndahet nga llumi, duke shigjetuar në këtë mënyrë Armando Dukën.

Veliaj tha se FSHF ka marrë para nga FIFA, po ndërkohë investimet për sportin ne qytet bëhen vetëm nga Bashkia e Tiranës.

‘Më thoni një fushë sporti që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në Tiranë? Nëse ti ke në buxhet 20 mln euro në vit dhe meqë në Tiranë jeton gjysma e popullsisë, gjysma e ekonomisë, atëherë do beje edhe gjysmen e investimeve. Më thuaj një fushë në Tiranë. Edhe fushën e Laprakës e ka bërë bashkia. Fushën e Kombinatit te “Betim Muço”? Edhe ate e ka bërë Bashkia. Fushën tek “Mihal Grameno”? Po ashtu, e ka bërë bashkia. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA parate dhe ti rezulton se nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: ‘Po mirë more, ne jemi korrektë me aksionet tona, jemi korrektë kur i japim Tiranës 150 mijë euro si premio, kur fitoi kampionatin, pra po shpërblehet për merite, po ti? Kur ti kishe njerëz që nuk ndanin dot sportin nga politika, rezultatet tona ishin skandal. U pastrua peshëngritja Brikeni me medalje, u pastrua atletika po hyjmë tek më të mirët e botës. Më thoni a ka një fushë që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit? Unë jam 30 % aksioner i Tiranës.  Përsa kohë që ty ti ka dhënë Fifa dhe ti nuk i ke shpërndarë, mua më lind pyetja ne jemi korrekt se i kemi dhënë shpërblimet… Për tipa si Platian dhe Blateri duhet kuptuar se babëzi duhet të mbarojë. Në 28 mars kreu i Federatës firmos bluzën dhe thotë votoni ndryshimin…Në mes të fushatës merret me polikë…Shoqëria personale duhet ndarë me emrin e Federatës…Unë nuk po hakmerren…Kur t’i futesh dhe ke vëllain kandidat vetë thua votoni për opozitën, vetë organizo edhe ndeshjen. Tani a ka konflikt interesi këtu? Unë po them se nuk e kam detyrë kryesore dhe kemi bërë shumë…Në mes të fushatës thua votoni ndryshimin, nëse kishe 2 milion euro për të shpërndarë, përse nuk i more çunat dhe gocat e Tiranës. Nëse do të ishin llumi i Shijakut të aftë do të kishin fituar…Ndaj për këtë unë jam i revoltuar. Ty të jep FIFA para dhe qeverisë i thua do të bëj bojkot’…’, tha Veliaj.

Duke ju referuar një artikulli të publikuar në gazetën Panorama, ku theksohet fakti se fondet e ndërkombëtarëve për klubet shqiptare devijojnë apo zhduken rrugës dhe nuk ka transparencë, Veliaj tha se si kryetar Bashkie ka vetëm një pyetje: “Ku shkuan fondet që FIFA ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVID-i në dy vitet e fundit?”.

“Pashë sot në lajme denoncimin e Panoramës, per parate qe kishte dhënë FIFA për pagat e luftës. Po ju kujtoj se pati një debat të ashpër midis klubeve, federatës dhe qeverisë në kohën e pandemisë për këto pagesa. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA dhe ti rezulton që nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: Ku shkojnë këto para? Pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? 2 milionë euro ku u zhdukën? Pra, s’ke audit, nuk tregon produkt, zhduken paratë, po mirë more dikush duhet të përgjigjet?”, përfundoi Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: