Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka lidhje me zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ndërsa deklaroi se ato janë transferuar te një operator ekonomik.

Sipas saj, janë kryer katër transaksione, ku është arrestuar dhe është pezulluar një zyrtar i ministrisë.

“Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimte nga Thesari i Shtetit dhe janë transferuar mbi 2.1 milionë euro janë bartur në një xhirollogari të një operatori ekonomik. Janë mbi dy zyrtarë të dyshuar, njëri është arrestuar, tjetri është pezulluar. Kemi gjurmuar të gjitha transakasionet dhe jemi duke hetuar ku është transaksioni fundor. Është rast i izoluar, mjetet dhe buxheti i Kosovës është stabël. Gjithçka po gjurmohet sepse është transakasion bankar e nuk janë tërhequr, të gjitha gjurmët janë në Bankën Qendrore të Kosovës”, tha Bajrami.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
Po ashtu, njoftohet se është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.

“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb